Investime në bulevardin kryesor të Durrësit – (22 Prill 2001)


Investime në bulevardin kryesor të Durrësit – (22 Prill 2001)

10:17 22/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në këtë rrugë nga më kryesoret në qytetin e Durrësit, ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, 120 subjekte private. Me investimet e vetë tregtarëve, fasadat e dyqaneve kanë ndryshuar tërësish. Investimet që kanë arritur me miliona lekë, kanë sjellë një përshtatje në modelet bashkëkohore, duke bërë një ringjallje të këtij bulevardi. Në gjatësinë për një kilometër të këtij bulevardi, gjëja që të bie më shumë në sy është sistemi, i ndriçimit, dhe mënyra e ekspozimit të mallrave nëpër dyqane.

Investimi për të ndryshuar këtë bulevard ka filluar gjatë vitit të kaluar me iniciativën e projektit të USAID-it në bashkëpunim me bashkinë e qytetit dhe të shoqatës së biznesmenëve të rrugës tregtare. Së shpejti bashkia në bashkëpunim me tregtarët, do të fillojë shtrimin e kësaj rruge duke ruajtur sistemin e mozaikut me pllaka. Gjithashtu për shtrimin e kësaj rruge, qeveria ka akorduar 17.5 milion lekë të reja dhe po kaq para janë ofruar nga fondi i kryeministrit. Shtrimi i rrugës pritet të mbarojë brenda vitit 2001./tvklan.al






Të ngjashme