Vetëvaret i dënuari në burgun e Peqinit
Gjergj Selimi i dënuar me 2 vjet për vrasje
Një i burgosur që vuante dënimin në burgun e Peqinit është vetëvarur.
Viktima është Gjergji Selimi, i dënuar me 20 vite burg për vrasje, ndërsa i kishin mbetur edhe 2 vite dënim.
Kanë qenë gardianët e burgut ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të të dënuarit.
Autoritetet e burgut kanë nisur hetimet për këtë ngjarje për të zbardhur rastin. /tvklan.al