Babë e bir falsifikonin monedha, gjykata i dënon me 7 vite burg (23 Prill 2001)


Babë e bir falsifikonin monedha, gjykata i dënon me 7 vite burg (23 Prill 2001)

12:55 23/04/2001

Dënohen me burg 2 falsifikatorët e monedhave. Kryetri i trupit gjykues në Gjykatën e Faktit Elbasan Taulant Tafa ka dhënë 7 vjet burg për Nikollë Heshanakun dhe 6 vjet burg për të birin, Aleksandër Heshanaku. Prokurori i çeshtjes Dritan Gjipali në pretencën e tij kërkoi 11 vjet burg për Nikollë Heshanakun dhe 14 vjet burg për të birin. Ata janë dënuar me akuzën e falsifikimit të monedhave. Aktiviteti i tyre si falsifikator të monedhave ka nisur në gusht të vitit 1999 në Greqi dhe më pas ata janë zhvendosur në territorin shqiptar.

Më 29 dhjetor të vitit 2000 aktiviteti i tyre u dekonspirua ndërsa po blinin një gjel deti për Vitin e Ri. Si provë materiale policia ka gjetur në banesën e tyre 410 prerje 50 mijë lekëshe, dhrahmi greke, 2600 dollarë amerikanë dhe 150 prerje të monedhave 200 lekëshe shqiptare./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme