Pritet të rinisin punimet për fasadat e ministrive – (22 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Si kjo ndërtesë e Ministrisë së Mbrojtjes duhet të ishte dhe ajo e Rendit përball saj. Puna për këtë nisi një vit më parë, pak përpara zgjedhjeve të Tetorit, me projektin kthim në identitet. Në fazën e parë u restauruan godinat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Privatizimit, Ministrisë së Bujqësisë dhe ajo e Mbrojtjes.
Faza e dytë përfshinte krahun tjetër të godinave shtetërore, e kjo punë nisi me bashkinë, por u la në mes. Këtë herë Ministria e Kulturës vendosi të ndërpresë punimet. Ato do të rifillojnë sërish, pas fondit të dhënë nga qeveria dy ditë më parë. 54 milion lekë, pritet të përdoren për përfundimin e bashkisë dhe restaurimin e dy godinave të tjera./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti