Durrës, shtyhet gjyqi i Vladimir Shytit – (25 Prill 2001)


Durrës, shtyhet gjyqi i Vladimir Shytit – (25 Prill 2001)

21:53 25/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një seancë tjetër gjyqësore ndaj vrasësit të Alban Danit. Ka zgjatur vetëm 15 minuta seanca e sotme ndaj Vladimir Shytit në gjykatën e Faktit të Durrësit, por nuk ka qartësuar asgjë për situatën e të pandehurit. Gjyqi u shty sepse mungonte grupi i ekspertëve, të cilët do të përcaktonin nëse krimi është kryer në kushtet e provokimit të fortë apo jo. Këtë ekspertim e ka kërkuar prokurori i ri i çështjes Osman Dashi.

Prokurori Dashi, duke ndjekur udhëzimet e eprorëve të vetë për akuza të forta, ka kërkuar që në seancën e shkuar, që vrasja e Alban Danit të konsiderohet e thjeshtë dhe jo në kushtet e një provokimi të fortë. Në qoftë se kërkesa e tij justifikohet edhe nga përfundimet e ekspertëve, atëherë gjendja e Vladimir Shytit do të rëndohet, duke rrezikuar një dënim nga 10-20 vjet heqje liri./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme