KRT e Tiranës kthen zonën studentore në zonë banimi – (25 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është një nga zonat e Tiranës, që sipas planit rregullues të territorit të vitit 1990 është shpallur zonë studentore, por me kalimin e viteve, ndërtimet pushtuan këtë territor, të cilat ende janë të pa legalizuara. Kështu KRT e Tiranës, në mbledhjen e fundit të tij, kërkoi që kësaj zone t’i ndërrohej destinacioni, duke e cilësuar atë, jo më zonë studentore, por zonë banimi. Në këtë mënyrë, pronarët e shtëpive bëhen të ligjshëm duke paguar pranë bashkisë 7% të gjobës.
Artan Lame, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë:- “Është absurde të mendohet që ajo do të kthehet në zonë studentore. Atëherë për t’i dhënë një lloj rregullizimi të kësaj zone, legalizimit të ndërtimeve dhe të hapim rrugën për urbanizimin, u bë ky miratim”.
Vendimi përfundimtar, pritet të merret nga KRRTSH, ku do të shqyrtohen edhe vendimet e KRT-së së Tiranës, si hapja e rrugës me dy kalime midis Pallatit të Kongreseve dhe hotel Rognerit, si dhe zgjerimi i unazës së re të Tiranës, një pjesë e së cilës do të prek Parkun Rinia./tvklan.al