Nis puna për ndërtimin e markatës së re në Durrës – (25 Prill 2001)


Nis puna për ndërtimin e markatës së re në Durrës – (25 Prill 2001)

10:48 25/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një markatë e re për qytetin e Durrësit. Tashmë ka filluar puna konkrete për të përmbushur një premtim. Kishte vite që Durrësit dhe qytetarëve të tij, i ishte premtuar një treg i ri fruta-perimesh, por vetëm tani duket se kjo do të bëhet realitet, nëpërmjet fondit prej 200 mijë dollarësh të dhënë nga zyra e zhvillimit të projekteve të Kombeve të Bashkuara.

Punimet do të zgjasin katër muaj dhe ndërkohë tregtarët durrsakë, do të spostohen në këtë shesh pranë ndërmarrjes së ujësjellësit. Forcat e NATO-s do të pastrojnë territorin dhe brenda dy javësh do ta përshtasin atë për tregtim të përkohshëm, ndërkohë paralelisht do të punohet në tregun aktual.

Parashikohet që pas rikonstruksionit në këtë treg, të hapen rreth 300 vende shitje me tezga. Në këtë treg do të krijohen kushtet bashkëkohore për tregtim, gjë që aktualisht mungojnë. Tregu i ri do të jetë pronë e bashkisë, e cila do ta administrojë atë, së bashku me shoqatën e tregtarëve të krijuar këto ditë./tvklan.al






Të ngjashme