Stacioni sizmologjik në Korçë nuk funksionon edhe pse në gjendje të mirë – (25 Prill 2001)


Stacioni sizmologjik në Korçë nuk funksionon edhe pse në gjendje të mirë – (25 Prill 2001)

11:07 25/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pak kohë më parë në Korçë, u ndje një tërmet, por për të askush nuk u prononcua. Ka një vit që shërbimi sizmologjik hesht, kur dihet se zona juglindore, ka lëkundje të theksuara sizmike. Ky stacion në Korçë, ka një vit që nuk funksionon edhe pse është në gjendje shume të mirë pune. Ish-punonjësja e këtij stacioni Natasha Dudo u pushua nga puna, sepse u quajt fajtore për mos pagimin e faturave të energjisë elektrike, nga Drejtoria e Qendrës Sizmologjike në Tiranë.

Natasha Dudo:- “Tani ndodhem konkretisht pa punë, për arsye se nuk ka likuiduar ndërmarrja në Tiranë, qendra sizmike, as elektrikun as telefonat dhe për këtë gjë, unë jam shpërblyer me pushim nga puna”.

Kjo qendër qëndron e mbyllur dhe çelësat e saj janë në Tiranë. Aparaturat e montuara nuk janë kontrolluar prej dhjetë vitesh. Drejtoria e Qendrës Sizmologjike në Tiranë, duke mos gjetur një punonjës të ri, ka preferuar t’i vërë çelësin këtij shërbimi./tvklan.al






Të ngjashme