Paskal Milo: Zgjedhjet e Malit të Zi nuk ndikojnë në qeverinë e Kosovës (23 Prill 2001)


Paskal Milo: Zgjedhjet e Malit të Zi nuk ndikojnë në qeverinë e Kosovës (23 Prill 2001)

14:08 23/04/2001

Qeveria shqiptare nuk ndërhyn në punët e brendshme të asnjë shteti, por respekton vullnetin e lirë të çdo populli. Është ky qëndrimi i ekzekutivit shqiptar i shprehur nëpërmjet ministrit të Jashtëm Milo për zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi.

“Ne do të respektojmë çdo vendim që populli i këtij vendi në mënyrë demokratike do të marrë për të ardhmen e vendit të vet. Çdo zhvillim rajonal në një vend të caktuar ka një impakt edhe në vendet e tjera, por sa i madh apo i vogël është ky impakt mbetet për t’u vlerësuar në të ardhmen. Kosova tashmë ka detyra të tjera përpara. Janë zgjedhjet e përgjithshme për t’u zhvilluar, përmes të cilave do të ndërtohen institucione demokratike të këtij vendi, të cilat më vonë do të marrin përgjegjësinë për të negociuar lidhur me statusin final të Kosovës.”/tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme