Të bashkëjetosh me thesarin, 5 familje në Durrës strehohen brenda Bankës Tregtare (24 Prill 2001)
Prej vitesh në këtë godinë të Bankës Tregtare në Durrës janë strehuar 5 familje. Familje të cilat kanë bashkëjetuar me thesarin e shtetit. Në fillim jetonin në kat të parë e më pas pushtuan atë të sipërm. Mirëpo nëse askush nuk është kujtuar për këtë jetesë në bankë, e interesuar është treguar kompania që e ka privatizuar. Kompania turke “Kent” kishte përcaktuar datën 15 prill për fillimin e punimeve rikonstruktuese, por prania e 5 familjarëve e ka shtyrë këtë afat.
Zgjidhja që është dhënë nga qeveria është dhënia e kredisë pa interes dhe shlyerjen e saj për 25 vjet. Për të 5 familjet, shifraa llogaritet 12,7 milionë lekë të reja, por procedura e kredisë ka mbetur pezull në hipotekë dhe nuk dihet se kur lëvrohet. Ndaj kompania turke iu ka kërkuar familjarëve të paguajnë qera deri në 30 mijë lekë të reja për ambjentet që kanë zënë./tvklan.al