Albin Kurti, përfundimisht jashtë listës së deputetëve
Gjykata Supreme nxjerr nga gara kreun e “Vetëvendosje”
Gjykata Supreme ka urdhëruar KQZ-në që Liburn Aliun dhe Labinotë Demi-Murtezajn, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë, por jo edhe bartësin e listës dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti. Njësoj është vepruar edhe me Albulena Haxhiun e Bajram Mavriqin, të cilët nuk do të kenë të drejtë kandidimi.
Edhe kërkesën e AAK-së, Supremja e ka aprovuar pjesërisht, duke lejuar numrin dy të listës së kësaj partie, Shemsedin Dreshajn, të garojë për deputet.
Kërkesa nuk i është pranuar Nismës Socialdemokrate duke mos lejuar 12 kandidatët e saj për të garuar. Ka reaguar nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, sipas së cilës qeveria Kurti 2 është realitet.
Tv Klan