Gjykata e la jashtë zgjedhjeve, reagon Kurti


Gjykata e la jashtë zgjedhjeve, reagon Kurti

17:35 29/01/2021

Kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme për mospërfshirjen e tij në listën e kandidatëve për deputetë nuk e kanë parë akoma.

Kurti, në një tubim me qytetarët në Prizren, ka thënë se pasi ta analizojnë këtë vendim do të shohin se cilat do të jenë hapat e tjera që do të ndërmarrin.

“Unë nuk e kam parë atë vendim kur vjen në zyrën e LVV-së e trajtojmë dhe e analizojmë. Ne do të shohin se çfarë hapa duhet t’i ndërmarrim më tutje, dhe ku do të mund të ankohemi nëse është kështu siç është duke u paralajmëruar”.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të dalin të gjithë të votojnë në këto zgjedhje.

“Në këto zgjedhje duhet të dilni të gjithë të votoni. Na duhen 61 deputetë e sipër. Të votoni të gjithë sikurse diaspora të cilët janë regjistruar të gjithë për të votuar. Të dielën e 14 shkurtit le ta bëjmë festë të fitores së LVV-së”./klankosova






Të ngjashme