Takimi i sizmologëve të Ballkanit, Shqipëria vendi me sizmik në rajon – (26 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
80% e territorit shqiptar përfshihet në zonat me rrezikshmëri sizmike të lartë. Specialist, gjeolog e inxhinier shqiptarë kanë arritur në këtë përfundim. Sot së bashku me specialist të Ballkanit është diskutuar fenomeni i tërmeteve në të gjithë rajonin, ku Shqipëria renditet në vendet më sizmike në Ballkan. Shekullin e kaluar Shqipëria është lëkundur nga 50 tërmete dëmtues. Gjatë dy mijë viteve është shkatërruar disa herë.
Sipas studiuesve, koha e përsëritjeve të tërmeteve është shumë më e gjatë se jeta njerëzore. Më të frikësuar nga ky rrezik ndihen ndërtimet e kryera pas viteve 90, të cilat nuk kanë kaluar provën e Institutit Sizmologjik. Betim Muço specialist i institutit thotë:
Betim Muço:- “Nuk mund ta neglizhojmë e të themi, që meqë këto kohët e fundit s’kanë rënë tërmete në Shqipëri, atëherë këto nuk do të bien. Kjo nuk është e vërtetë dhe as shkencore dhe nuk duhet të na vërë në gjumë. Kështu përsa u takon ndërtimeve të reja duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë midis sizmologëve dhe inxhinierëve, për t’i bërë godinat sa më të sigurta”.
Pavarësisht se njerëzit apo dhe inxhinier në Shqipëri, kanë vite që nuk kanë ndierë tërmete shkatërruese, frika nga jetesa në një ndërtim të dobët, duhet t’i trondit çdo ditë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti