“Mund të duket fëmijënore por…”, shoqja e Flavias paska një këshillë për Saimirin
Konkurrentja Flavia Harrizaj, së fundmi ka treguar shtëpinë, sendet e preferuara dhe mënyrën si ajo e organizon jetesën me shoqen e saj.
Madje, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, mikja e ngushtë e Flavias ka dhënë një këshillë edhe për Saimirin.
Ajo ka theksuar se pavarësisht se Flavia mund të duket fëmijënore, është një vajzë e logjikshme.
“Unë kam gjashtë vite që e njoh Flavian. Do të duket e çuditshme por ne nuk jemi zënë kurrë as për gjënë më të vogël sepse i kemi mendimet e njëjta. Ka ca gjëra që Flavia duhet t’i marrë më seriozisht.
Në Love Story Flavia është siç është në jetën reale. Më pëlqejnë femrat që e shfaqin veten ashtu siç janë, jo për paragjykime të të tjerëve.
Mendoj se shumica e vajzave aty janë shfaqur jo siç janë në të vërtetë, por që të dilnin pak më të ndershme.
Normalisht që do vijë një moment që ne do ndahemi por shpresoj që nëse ajo ikën me Saimirin, të jetë vërtetë ajo që ajo do. E lë të ikë me atë që është e lumtur.
Një mesazh për Saimirin, Flavian duhet ta shikojë më seriozisht se ndoshta i duket pak sikur është më fëmijënore, por ashtu është tipi i saj, jo se nuk di t’i logjikojë gjërat”, u shpreh ajo./tvklan.al