Rita Ora në telashe
Pasi u gjobit nga disa shtete se nuk bëri karantinën e detyrueshme, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është e detyruar që t’i bindet edhe disa rregullave të reja. Ora tanimë i është rikthyer punës dhe së shpejti do të udhëtojë drejt Australisë për spektaklin e njohur “The Masked Singer”.
Autoritetet i kanë dhënë urdhër asaj që të respektojë masat anti-Covid 19. Sipas The Guardian, ajo do të jetë e detyruar që të qëndrojë 14 ditë karantinë pasi të shkojë në Australi.
Sipas raportimeve duke qenë se ajo është pjesë e jurisë së këtij spektakli kaq të njohur do të duhet të izolohet në një hotel për dy javë pasi të zbarkojë për t’iu përmbajtur rregullave të ashpra të udhëtimit në Australi mes pandemisë globale të Covid-19.
Epo tanimë rregullat duhet të ndiqen edhe nga yjet ndërkombëtarë të muzikës pa bërë dallime. Kujtojmë se Rita ka fituar edhe çmimin për sjelljen më të keqe të vitit së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur.
The Sun raporton se në një hetim zyrtar nga policia dhe zyrtarët e këshillit zbuluan se ajo kishte paguar 5000 £ pronarëve të lokalit për të festuar ditëlindjen në një lokal në Londër. Për këtë këngëtarja kërkoi falje dhe u shpreh se ishte një gabim fatal që rrezikoi jetën e të tjerëve./tvklan.al