Mjekët shqiptarë në Europë, apel BE-së për vaksina
“Nuk ka trajtim efikas pa përfshirë Ballkanin”
Shqipëria dhe asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të përjashtohet nga marrja e vaksinave kundër Covid-19.
ky është mesazhi që Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë i ka përcjellë me anë të një letre të hapur Presidentes së Bashkimit Europian, Ursula Von Den Leyer, dhe ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi soreca.
Letra është firmosur nga 21 mjekë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendet të ndryshme të BE-së.
Aktualisht Shqipëria po operon vetëm me dozat e vaksinave Pfizer të marra dhuratë dhe është në pritje të Covax dhe të tjera doza Pfizer në muajin Shkurt.
Tv Klan