KQZ zyrtarizon bashkëpunimin me partitë politike – (27 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot në parim marrëveshjen e komisionit parlamentar për listat, që realizon bashkëpunimin me partitë politike. Sipas kësaj marrëveshje, gjatë periudhës së verifikimit të listave, grupet treshe, pozitë-opozitë dhe përfaqësuesi i gjendjes civile, do të angazhohen për saktësimin e tyre.
Për herë të parë KQZ, zyrtarizon bashkëpunimin me partitë politike, duke shmangur kontenstimet e mundshme. KQZ, ka vendosur gjithashtu, ngritjen e komisioneve të zonave zgjedhore të cilat do të jenë përgjegjëse për zonat parlamentare. Këto komisione përbëhen nga përfaqësuesit e shtat partive të para në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 1997.
KQZ është në pritje të emrave që do të paraqesin partitë politike, ndërsa është realizuar regjistrimi i partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 24 Qershorit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego