Pollo e Shehi deklarojnë se do të dalin të vetëm në zgjedhje – (27 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Shumë shpejt do të kemi gati të 100 emrat të kandidatëve për deputet të Partisë Demokrate. Kështu ka deklaruar sot sekretari politik i kësaj partie Genc Pollo, i cili tha, se edhe me shpërndarjen e grupimit Bashkimi për Demokraci, Partia Demokrate nuk do të krijojë asnjë aleancë, por do të dalë e vetme në zgjedhje.
Genc Pollo:- “Kjo rezulton në përpjekjen për të bashkuar tre gishtat më shumë se një përpjekje për të bashkuar opozitën”.
Dashamir Shehi:- “Ne do të dalim fare të vetëm, me siglën tonë dhe me listën tonë 100 kandidatë”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego