Disfatë e thellë në futbollin e sallës
Shqipëria mundet 10 – 3 nga Ukraina
Kombëtarja e futbollit të sallës pësoi një humbje të thellë 10 – 3 në sfidën e dytë të fazës kualifikuese në grupe të Euro 2022.
Kuqezinjtë u dorëzuan përballë Ukrainës të dielën në Tiranë. Një disfatë e rëndë e Shqipërisë që kishte disa mungesa për shkak të infektimeve me Covid-19.
Kombëtarja e futbollit të sallës kishte humbur edhe të mërkurën me rezultatin 4 – 1 në fushën e Kroacisë. Përfaqësuesja shqiptare deri më tani nuk ka asnjë pikë.
Tv Klan