Peqin, lind viçi me mutacion të rrallë gjenetik – (27 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në fshatin Rrumbullak të rrethit Peqin, ka lindur një viç me një mutacion të rrallë në llojin e vetë. Viçi ka lindur dje dhe ka dy nofulla, dy mjekra, dy gjuhë dhe një vrimë si gojë për ushqimin. Trupi i kafshës është normal, përveç kokës që është jashtë normales. Mjekët veteriner shpjegojnë se këto mutacione ndodhin shumë rrallë dhe se ato kanë shkak gabimin në nivel të gjeneve. Kjo kafshë ka lindur në familjen e Rrahim Muçës. Lindja e këtij viçi monstër shihet si fatkeqësi në këtë familje./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora