Ambasada Polake organizon koncert në nder të kompozitorit Shopen (24 Prill 2001)


Ambasada Polake organizon koncert në nder të kompozitorit Shopen (24 Prill 2001)

12:03 24/04/2001

Në ambjentet e Akademisë së Arteve të Bukura është zhvilluar një aktivitet muzikor kushtuar kompozitorit polak me famë botërore Shopen. KY aktivitet është zhvilluar nga Ambasada Polake në Tiranë dhe shoqata muzikore “Shopen” me kryetar Spiro Theodhosi. Koncerti mbrëmshëm ka patur pjesë të zgjedhura nga Shopen dhe të një tjetri kompozito polak. Këto pjesë janë interpretuar nga artistët e njohur shqiptarë Shqipe Zani dhe Kastriot Tusha.

Kanë marrë pjesë gjithashtu në këtë koncert dhe instrumentistë të njohur si pianistë të njohur Ina Laço, violinçelisti Astrit Selita, flaut Elvis Rudi e të tjerë. Por, ky nuk ka qenë aktiviteti i parë i organizuar nga shoqata “Shopen”. Kjo shoqatë që nga krijimi i saj 6 vite më parë, ka organizuar mjaft koncerte kushtuar këtij kompozitori të madh polak./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora






Të ngjashme