Pikëpyetje për votën e emigrantëve


Pikëpyetje për votën e emigrantëve

16:45 01/02/2021

“Çështja është mjaft delikate, duam të gjejmë një konsensus. Nëse nuk ekziston ky konsensus nuk ka kuptim që ky projekt të implementohet”, është shprehur Celibashi.

Këtë deklaratë të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që lidhet me procesin e mundësimit të votës së emigrantëve në 25 Prill, ministri i Diasporës e cilëson të papranueshme. Pandeli Majko thotë se vota e shqiptarëve të diasporës është detyrim ligjor duan apo nuk duan partitë politike.

“Votimi i shtetasve jashtë vendit nuk ka asnjë pengesë. Arsyetimi më i fundit që vjen nga KQZ është se duhet të pritet konsensusi i partive politike është anti ligjor. Imagjinoni që ky standard të përdorej edhe për ligje të tjera. Nga PD ka pasur komente se pengesë është edhe çështja e regjistrimit. Procesi i regjistrimit dhe rinovimit të kartave edhe në këtë aspekt ministria e brendshme e ka shtyrë deri në Prill. Realizimi i të drejtës së votës për shqiptarët jashtë vendin është detyrim ligjor. Shpresoj që KQZ të mos kërkojë konsensus për zbatimin e ligjit ai është detyrim dhe jo çështje për diskutim”.

Prej disa javësh, KQZ u ka dërguar për konsultim partive politike draftin që përcakton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare, por deri tani palët ende nuk janë shprehur.

Tv Klan






Të ngjashme