Kosovë, dhunohet në apartamentin e tij anëtari i LDK-së (24 Prill 2001)


Kosovë, dhunohet në apartamentin e tij anëtari i LDK-së (24 Prill 2001)

15:50 24/04/2001

Është rikthyer dhuna kundër anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ismet Rraci ka qenë viktima e fundit e dhunës së ushtruar kundër mazhorancës në Kosovë pas një atentati që i është bërë atij sot në orën 08:00 të mëngjesit pranë apartamentit të tij ndërsa po nisej për në punë. Ismet Rraci ishte i zgjedhuri si drejtues i këshillit komunal në qytetin e Klinës, pikërisht pas zgjedhjeve të 1 tetorit.

E menjëhershme ka qenë sot përgjigja e subjekteve politike në Kosovë pas këtij incidenti. Jemi të tronditur dhe duam që kësaj dhune t’i jepet fund, është deklaruar sot nga kryesia e LDK-së. Po kështu edhe PD-ja e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë dënuar sot incidentin dhe e kanë quajtur si të dhunshëm për Kosovën./tvklan.al






Të ngjashme