Takimi i mjekëve, trajtimi i të sëmurëve pa dhimbje – (27 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Mjekë e specialistë të neurokirurgjisë, traumatologjisë, ortopedisë dhe gjithë specialitetet që ballafaqohen me dhimbjen, janë mbledhur së bashku me idenë të çlirojnë sa më shumë të sëmurin nga dhimbja. Kjo ka të bëjë me trajtimin, ku krahas anestezive, të arrihet në trajtimin e dhimbjeve në përgjithësi. Mustafa Xhani, drejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” thotë:
Mustafa Xhani:- “Çdo njëri nga ne edhe populli i gjithë e di dhe ka asistuar pranë një të sëmuri që ka dhimbje. Pra është detyrë e mjekësisë, detyrë e mjekëve, sidomos e anestezistëve, që këto dhimbje t’i zbus”.
Gjithçka sot flet për sensibilizim dhe bashkëveprim, mes mjekëve dhe specialistëve shëndetësor, që me profesionin e tyre të përfshihen në luftën kundër dhimbjes./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti