Musa Ulqini thirrje PD: Mos bojkoto procesin zgjedhor – (27 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Selia rozë ka pritur sot mjaft vizitorë, kryesisht aleatë të saj. Kryetari Nano dhe sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi, kanë pritur deputetin e pavarur Nikoll Lesi, e pas tij në zyrat e PS, ka mbërritur dhe kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi. Mësohet se bisedimet janë përqendruar rreth zonave të përbashkëta dhe emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 24 Qershorit.
Ndërkohë kryetari i PS të Tiranës Musa Ulqini, i ka bërë thirrje anëtarëve të PD, në 11 komisionet vendore të kryeqytetit, të marrin pjesë në këtë proces dhe të mos e bojkotojnë, siç kanë bërë gjatë këtyre ditëve.
Musa Ulqini:- “Mospjesëmarrja është argumenti më i mirë, që provon që gjithë histeria, për manipulimin e listave të zgjedhjeve, ka qenë veçse demagogji e pastër, për të fshehur humbjen e thellë që ata pësuan në kryeqytet në zgjedhjet vendore të Tetorit. Ne i bëjmë thirrje të gjitha strukturave të Partisë Demokratike të kryeqytetit, që të dërgojnë menjëherë përfaqësuesit e tyre pranë KQZV, në mënyrë që ato të luajnë rolin e tyre në përputhje me ligjin”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego