Prej 8 muajsh, KQZ ruhet nga Garda e Republikës (29 Prill 2001)


Prej 8 muajsh, KQZ ruhet nga Garda e Republikës (29 Prill 2001)

12:20 29/04/2001

Ka 8 muaj që Pallati i Kongreseve u rrethua nga Garda. Në fillim të shtatorit ushtarë të armatosur bllokuan çdo rrugicë pasi aty punonte KQZ. Në fillim ishte bezdi, por njerëzit shpresuan se zgjedhjet do të mbaronin shpejt. Nëtë vërtetë nuk ndodhi kështu. Kjo ndërtesë mban brenda mjedise kulturore, salla shfaqjesh dhe bare, por ndërkohë është kthyer në objektin më të ruajtur, duke u njohur si selia e KQZ-së.

Pas zgjedhjeve lokale të tetorit, ishte balotazhi e pas tyre vijnë zgjedhjet e qershorit. Një vit më vonë ku i dihet, sërisht zgjedhje. Kështu rruga është bllokuar tërësisht. Mbyllja saj bën që ajo të zgjatet e stërzgjatet edhe më, duke krijuar pamjen e Bllokut të dikurshëm./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme