Veliaj: PS drejt mandatit të tretë


Veliaj: PS drejt mandatit të tretë

16:35 02/02/2021

“Opozita e vjetër nuk është ndryshim”

Kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, është i bindur se socialistet do të fitojë mandatin e tretë qeverisës për të përfunduar projektet e nisura.

“Jemi në prag të shkrimit të historisë. Sipas të gjitha sondazheve, PS po shkon drejt mandatit të tretë, i cili do na shërbejë si mjet për të kryer punët që kemi në proces: do të përfundojmë vaksinimin, të cilën vetëm kjo qeveri mundi ta fillonte ndër të parat në rajon, si dhe do të mbarojmë procesin e rindërtimit. Shumica e ndërtesave sot janë në nivel karabinaje, vetëm sot në Tiranë kemi 800 kantiere të hapura”.

Në një takim të zhvilluar me qytetarët në Njësinë 5, Veliaj tha se opozita nuk mund të sjellë ndryshimin pasi ka si alternativë të sajën riciklimin e figurave të vjetra.

“Ne bëjmë çdo ditë nga një punë konkrete, të prekshme për njerëzit. Kurse alternativa që na vihet përballë është riciklimi i vjetërsirave, të cilët nuk mund të quhen ndryshim. Njerëzit e kanë harruar që dikur i kemi pasur ministra shëndetësie këta të LSI-së, duke filluar nga Vangjel Tavo, Petrit Vasili, madje kemi pasur ministër Shëndetësie edhe Nard Ndokën. Ky brezi i ri mbase nuk e kupton, se e njeh nga memet Nard Ndokën, por ai ka qenë ministër Shëndetësie kur ishin plehrat mullar në spital? Ç’vaksinë do sillnin këta?”

Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi edhe deklaratat e opozitës për kreditë e buta dhe çekun e bebes. Ai tha se kur kjo opozitë ishte në pushtet nuk bëri asgjë për qytetarët.

Tv Klan






Të ngjashme