Pika turistike e Byshekut lihet në harresë nga Drejtoria e Turizmit (30 Prill 2001)
6 kilometër larg Elbasanit ndodhet pika turistike e Byshekut. Kjo mrekulli natyrore zë fill prej shekujsh dhe uji buron nga shkëmbinjtë të cilët krijojnë oaze magjepsëse. Magjia në pamje është dhënë nga natyara, e prishet nga mosvënia dorë e njeriut. Tashmë pika turistike më e frekuentueshmja nga banorët e Elbasanit, është kthyer në moçal.
Rrapat e motçëm të shpallur monument kulture janë keqtrajtuar. Në këtë pikë nga më të rrallat në vend janë realizuar skena filmash. Ndërsa tani nuk shkelin as kureshtarë të zakonshëm. Pozicioni gjeografik i Elbasanit ndodhet larg bregdetit dhe pikave të tjera turistike. Drejtorisë së Turizmit i mbetet të ndërhyjë sa më shpejt në këtë zonë duke fituar frekuentuesit e humbur, por dhe një ambjent shplodhës pranë qytetit të Elbasanit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti