Burg për 36-vjeçarin që dhunoi gjyshen
Meçani: Akuzat nuk qëndrojnë, janë sajesa
Saimir Meçani, i arrestuar për dhunimin dhe përdhunimin e gjyshes në Lushnje, ka pretenduar se akuzat e ngritura janë sajesa. Pasi doli me pranga në duar nga ambientet e gjykatës, 36-vjeçari ka pretenduar se ngjarja është trilluar nga babai i tij, por gjykata e la në arrest me burg.
“Jo nuk e bëra, do shikohet për 5 ditë. Do shikohen tek gjyqi. Nuk e di kush e ka dhunuar”.
Pse të akuzon babai?
“Nuk me donte që të vogël, do më shesë edhe tokat”.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura, avokati i tij mbrojtës kërkoi një masë më të lehtë sigurie për Meçan, por kërkesa u rrëzua nga gjykata. I riu u arrestua pas denoncimit të familjarëve, për dhunimin dhe përdhunimin e gjyshes së tij 89-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi fshatin Grabjan të Divjakës. Për të vërtetuar akuzën, e moshuara iu është nënshtruar ekzaminimeve nga mjeku ligjor. Rezulton se 36-vjeçari i akuzuar ka qenë i arrestuar dhe dënuar më parë edhe në Greqi për këtë vepër penale.
Tv Klan