Tregu i fruta-perimeve, rritet prodhimi vendas – (28 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Edhe këtë vit, prodhimet e stinës të prodhuara nga fshatarët, po dominojnë në tregun e fruta-perimeve. Çmimet e tyre variojnë nga 50 lekë deri në 500 lekë kilogrami i barbunjës dhe fermerët të thonë se në krahasim me një vit më parë çmimet këtë vit janë më të ulëta. Ndërsa përball tyre qëndrojnë prodhimet e importit me çmime më të larta. Ndërkohë fshatarët përgatiten që të nxjerrin në treg prodhimet e tjera.
Sipas statistikave nga Ministria e Bujqësisë, fshatarët shqiptarë këtë vit, kanë arritur të shtojnë me rreth 10% sipërfaqet e mbjella me kulturat e pranverës./tvklan.al