Vajzat e Love Story paskan një mesazh për Saimirin!


Vajzat e Love Story paskan një mesazh për Saimirin!

19:13 02/02/2021

Nata e 12-të e spektaklit Love Story në TV Klan u shoqërua nga tre takime romantike dhe të papritura, teksa Flavia vendosi të tërhiqej para se të niste ceremonia e trëndafilave.

Ndërkohë, para se të ngjiteshin në skenë, konkurrentet kanë folur në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, për emocionet dhe ndjesitë e tyre.

Ato gjithashtu i kanë dhënë edhe nga një mesazh Saimirit.

Xhesi

Cilat nga vajzat që janë në garë, mendoje që do arrinte dhe nuk do arrinte deri në natën e 12-të?

Nuk e di realisht. Kam menduar vajza që janë eliminuar, që do arrinin deri në fund. Kanë ndodhur gjëra që nuk i prisja. Ndonjëherë kam menduar edhe Vivienin, por se di.

Ke një mesazh për Saimirin?

Për Saimirin…të më japë një trëndafil!

Flavia

Si ndihesh në këtë natë të 12-të?

Mirë, jam e lumtur që jam deri këtu. Dëshira ishte që të shkoja sa më shumë, por nuk mendoja që do arrija deri këtu.

Cilën nga katër vajzat e tjera nuk e mendoje si konkurrente kaq të fortë?

Gocat e reja dhe nuk i njoh shumë. Mendoja Suelën, Klean…

Po nga vajzat që kanë ikur?

Se di!

Ke ndonjë mesazh për Saimirin?

Saimir mos më elimino! Nuk kam asnjë mesazh.

Redona

E kishe menduar që do arrije deri këtu?

Nuk e kisha imagjinuar, biles kam lënë gjithë ato rrroba andej se thashë do rri pak edhe do kthehem.

Me cilën nga vajzat mendoje se do arrije deri në finale dhe me kë jo?

Me vajzat që janë tani, me këto e mendoja.

Cilën vajzë e shikon më shumë si konkurrente?

Unë e kam thënë gjithmonë, Merin. Kur jemi jashtë jemi shoqe, ndërsa brenda nuk i vëmë në diskutim takimet.

Meri

E imgjinoje veten që të arrije deri këtu?

Tani secila ka ardhur për të arritur fundin dhe është normale që ta imagjinoj.

Cila nga vajzat që janë apo që kanë ikur, mendon se ishte konkurrente shumë e fortë?

Unë e kam shprehur njëherë, por nuk dua të përmend më tani.

Mendon se do eliminohesh sonte?

Nuk e kam atë ndjesi sepse kam pasur takim këtë javë. Takimi shkoi shumë mirë ndaj pres që të marr trëndafil.

Ke një mesazh për Saimirin?

Të bëjë çfarë të ndjejë ai, zemra e tij.

Generda

E kishe menduar që do arrije kaq gjatë në spektakël?

Të them të drejtën jo dhe habitem sepse nuk e imagjinoja që do rrija aq gjatë në Shqipëri.

Cilën nga katër vajzat e tjera mendoje se nuk do të arrinte deri këtu?

Secila vajzë ka vlerat e veta dhe nuk mund ta them këtë gjë. Unë kam bërë shumë sakrifica dhe jam e kënaqur që jam deri këtu sepse nuk kam harxhuar kohë kot.

Ke ndonjë mesazh për Saimirin?

Saimirin e shoh edhe pak edhe i’a them vetë./tvklan.al






Të ngjashme