Atmosfera e 1 Majit në Tiranë, njerëzit piknik nga liqeni – (1 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Këto janë rrugët e kryeqytetit sot në ditën e 1 Majit. Më mijëra njerëz vëshuan drejt kodrave të liqenit, për xhiron tradicionale të tyre. Të favorizuar nga koha e nxehtë, si çdo 1 Maj ndërruan edhe veshjet. I mbushur si rrallë herë Parku Kombëtar i Liqenit, sot kishte tjetër pamje. Me çanta me vete dhe ushqime, familjarët preferuan që nën hijen e pemëve të hanin edhe drekën. Nëse dikush kishte preferuar ta merrte ushqimin me vete, dikush tjetër preferoi restorantet, ku mishi i pjekur nuk mungonte. 1 Maji sot si ditë pushimi dhe e bukur nuk kishte kuptim tjetër për kryeqytetasit./tvklan.al