Librazhd , rriten çmimet e mishit (30 Prill 2001)
Ditë përpara 1 majit, çmimet e mishit në të gjitha tregjet e Librazhdit janë rritur. Megjithëse është festa e punëtorisë, ata gëzojnë pavarësisht nga çmimet e larta. Për qingjat dhe kecat e vegjël, çmimi varion nga 1000-1500 lekë kilogrami. Librazhdi ka rreth 5 tregje për shitjen e bagëtive, por në të gjitha njësoj është.
Qytetarët janë befasuar nga ky çmim. Shumë njerëz kanë preferuar të festojnë pasi të jetë ulur çmimi i mishit e dikush tjetër ka blerë sa për shenjë. Kjo ditë nuk ka dallim, kujtohen si të papunë e si të punësuar./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti