Nisin punimet për ndërtimin e Unazës së Re në kryeqytet (30 Prill 2001)


Nisin punimet për ndërtimin e Unazës së Re në kryeqytet (30 Prill 2001)

12:48 30/04/2001

Kjo është rruga “Gjin Ndue Shpata”, punimet e së cilës janë përurar sot nga Bashkia e Tiranës. Në një gjatësi prej 760 metër linear do të rehabilitohen asfaltimi i rrugës, trotuaret dhe të gjitha kanalizimet nga Bulevardi “Bajram Curri” deri tek Stadiumi Dinamo. Me një investim prej rreth 30 milionë lekësh të reja, Bashkia e Tiranës ka vendosur që këto punime të mbarojnë brenda 60 ditësh.

Kryetari i Bashkisë Edi Rama ishte sot në inagurimin e punimeve të kësaj rruge që hyjnë në projektet kryesore të infrastrukturës së kryeqytetit siç është krijimi i Unazës së Re, punimet e së cilës kanë nisur në Tiranë. Kjo rrugë bëhet me qëllim që të lehtësohet trafiku i rënduar i qarkullimit të automjeteve, gjë që do të ndihet pas pak muajsh./tvklan.al






Të ngjashme