Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Pogradec amerikani
Mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi amerikan N. H., 62 vjeç.
Policia thotë se “nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale, pasi ka patur probleme shëndetësore të mëparshme”.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./tvklan.al