Mbyllen 3 kanale televizive në Ukrainë, dyshohej se financoheshin nga Rusia

Presidenti Volodymyr Zelensky

Mbyllen 3 kanale televizive në Ukrainë, dyshohej se financoheshin nga Rusia

22:40 03/02/2021

Qeveria në Ukrainë ka marrë vendimin që të mbyllë 3 kanale televizive me arsyetimin e financoheshin nga Rusia.

Me anë të një dekreti, Presidenti Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije se të gjitha kanalet televizive që janë mbyllur ishin në pronësi të deputetit të opozitës, Taras Kozak, i cili është akuzuar se financohej nga Rusia.

Reuters raporton se nga Presidenca e Ukrainës bëhet me dije se Komiteti i Sigurisë Kombëtare dhe i Mbrojtjes kanë vendosur sanksione kundër deputetit Kozak.

Nga ana tjetër Presidenti Zelensky ka reaguar pas vendimit për mbylljen e 112 Ukraine, NewsONE and ZiK TV duke thënë se ai mbështet lirinë e shtypit, por jo shtypin që bën propagandë, është financuar nga një vend tjetër e sulmon Ukrainën.  

Sipas sanksioneve 9 kanalet televizive të Taras Kozak nuk do të jenë aktive për 5 vite. Nga Rusia ende nuk ka asnjë reagim lidhur me akuzat që janë bërë nga qeveria e Ukrainës./tvklan.al






Të ngjashme