Pëllumb Xhufi flet për sulmin ndaj ambasadës tonë në Maqedoni – (2 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Qeveria shqiptare ka protestuar, për sulmet e dy ditëve më parë ndaj ambasadës tonë në Maqedoni. Zëvendës ministri i Jashtëm Pëllumb Xhufi shpjegon.
Pëllumb Xhufi:- “Menjëherë pas ndodhjes së incidentit dhe pas kontakteve që pati ambasada jonë me Ministrinë e Punëve të Jashtme u morën masa përforcuese, ndaj ambasadës tonë në Shkup, u shpreh dhe një keqardhje për episodin nga ana e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë dhe u dha dhe garancia që gjera të tilla në të ardhmen nuk do të ndodhin”.
Situata e rënduar në Maqedoni, ka qenë një ndër temat e diskutuara dhe gjatë vizitës së kryeministrit Meta në SHBA./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori