Haradinaj i gatshëm për koalicion me LVV
Refuzon Kurti: Vetëvendosje do t’i fitojë e vetme zgjedhjet
Me premtime të shumta partitë politike po vazhdojnë fushatën elektorale në qytete të ndryshme të Kosovës. Në këto zgjedhje asnjë nga partitë politike nuk kanë vënë vija të kuqe për asnjë subjekt tjetër kundërshtar.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj synim ka që pas zgjedhjeve të marrë postin e presidentit, madje është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Por Lëvizja Vetëvendosje, e cila në të gjitha sondazhet pritet që të jetë fituese e zgjedhjeve, pretendon që të ketë shumicën e votave për të mos pasur nevojë për koalicion qeverisës.
As Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Nisma Social Demokrate nuk kanë vënë vija të kuqe për subjektet e tjera politike, megjithatë PDK e LDK kanë shmangur deklarimet e hapura për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje.
Klan News