3765 ha tokë ende nën ujë në Shkodër


3765 ha tokë ende nën ujë në Shkodër

16:02 04/02/2021

Përmbytjet në Divjakë, banorët akuza bordit të kullimi

Ndonëse reshjet e shiut kanë pushuar prej më shumë se 48 orësh, zona e Nënshkodrës vijon të jetë nën ujë. Këtë të enjte, Bashkia Shkodër raportoi se nën ujë rezultojnë ende 3765 ha tokë, i njëjti nivel i së mërkurës.

Më problematike situata është në Njësinë administrative Ana e Malit dhe Dajç, për të cilat bashkia e këtij qarku kërkon prej ditësh shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Situata është përmirësuar gjatë orëve të fundit në tokat e përmbytura të Divjakës, ku uji nga 1000 ha që ishte një ditë më parë, ka rënë në 200 ha. Përgjegjësit e hidrovorit në Biçukas shprehen se shkak për përmbytjet ishin prurjet e shumta, çka bëri mos përballimin e situatës.

Por banorët në Grabjan, tokat e të cilëve janë ende nën ujë fajësojnë punonjësit e bordit të kullimit, të cilët nuk u angazhuan në punë në kohën e duhur.

Në hidrovor janë në punë 6 elektropompa, që thithin 28 metër kub ujë në sekondë, gjë që i bën banorët të shpresojnë se uji do të tërhiqet brenda 2 ditëve.

Tv Klan






Të ngjashme