Daily Love Story-Generda i përgjigjet akuzave të publikut, Xhesi është penduar për…
Programi “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ka rezervur një intervistë mjaft interesante të piktorit Helidon Haliti me vajzat.
Veç të tjerash, artisti i njohur u ka rrëfyer konkurrenteve njohjen e tij me bashkëshorten, teksa ka theksuar se ka qenë një situatë e ngjashme me atë të Saimirit në spektakël.
“Pak a shumë si Saimiri”, piktori Helidon Haliti rrëfen si e ka njohur të shoqen
Time shoqe e kam njohur në një cikël kur bëja portrete femrash, pak a shumë si Saimiri. I zgjidhja gjithmonë më të bukurat, dhe një nga pedagogët më thotë që kam një mbesë shumë interesante, përse nuk e pikturon edhe atë.
Ishte e vetmja që më ka ndenjur 9 orë pa lëvizur fare dhe pa flirtuar. Më pas jemi takuar kur ajo erdhi studente, isha i vetmi njeri që ajo njihte. Fati i ndihmon njerëzit e zgjuar”, është shprehur piktori.
Habit piktori i njohur: Generda është më e dashuruara aty!
Konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, kanë kaluar një pasdite të këndshme, teksa kanë vizituar piktorin e njohur, Helidon Haliti.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, artisti ka përshkruar perceptimet për karakterin e vajzave.
Sipas tij, Generda është konkurrentja më e dashuruar me Saimirin në spektakël.
Mund të bësh një portret me fjalë për vajzat?
Haliti: Më e sinqerta është Redona, e ka ndjerë shumë këtë gjë, e ka përballuar dhe peshën e kësaj do ta marrë më pak se të tjerat. Generda, është e çuditshme që nuk është fare e ftohtë.
“Kam humbur 7 kg”, Xhesi tregon për çfarë është penduar
Dy konkurrentet e Love Story, Xhesi dhe Generda, kanë treguar sendet e rëndësishme që ato i mbajnë në përditshmëri, në çantën e tyre.
Si po e përballon punën tani që je larg?
Generda: Shumë mirë sepse në Gjermani është mbyllur çdo gjë dhe ne nga shtëpia do punonim. Ndonjëherë nuk funksionon internet, kur kemi takime më ngec fytyra…
Xhesi: Mirë, kam arritur t’i bëj të dyja. Ka qenë goxha impenjative pjesa e Love Story.
Kam këtë librin, është i veçantë se ma bënë dedikim në një librari. “Për Xhesin sepse dashuria nuk ka fjalë por veç ndjesi”. Titulli i librit është Love Story.
Generda i përgjigjet akuzave të publikut: Nëse dikush më bezdis, unë…
Generda ka folur për eksperiencën e saj në spektakël dhe komentet e publikut.
Më tej ajo ka bërë edhe një sqarim, ku ka theksuar se qëndrimet e saj varen nga sjellja e personave.
“T’ia them tamam edhe publikut, kam lexuar disa komente që Generda njëherë thotë gjëra pozitive dhe njëherë gjëra negative për disa persona. Unë gjërat pozitive dhe negative, i them sepse i mendoj.
Nëse mua nuk më bie në qafë njeri, unë s’kam pse flas keq. Nëse ti indirekt më bezdis mua, normalisht që secili e mbron veten dhe e thotë mendimin e vet.
Jemi të lirë të themi mendimin tonë, duke respektuar të tjerët. Jo me ofendime dhe gjëra të tjera”, është shprehur Generda./tvklan.al