Kursi i i këmbimit valutor, rritet dollari – (6 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në tregun e lirë të këmbimit të valutës, dollari amerikanë është këmbyer sot në vlerat 145.3 lekë në shitje. Në krahasim me një javë më parë, monedha amerikane ka pësuar një ngritje e llogaritur më 1 lekë. Ndërsa monedhat europiane kanë pësuar një stabilizim në këmbimin e tyre me lekun. Kështu marka gjermane është shitur me 66.5 lekë, lireta italiane me 67 dhe dhrahmia greke me 0.378 lekë. Në bursën ndërkombëtare të valutës 0.890 dollarë është këmbyer me 1 euro./tvklan.al