Amvisat shqiptare / Sa kanë ndryshuar gatimet tradicionale sot – (6 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sofrat shqiptare me fantazinë e amvisave, janë krejt ndryshe nga disa vite më parë. Nëse dikur mishi gatuhej një herë në jave, sot në të gjitha familjet thuajse gatuhet përditë. E veçanta qëndron, se disa nga këto amvisa e kanë kuptuar se tashmë mishi nuk është mbreti i tavolinës. Perimet mbeten më të shijshmet dhe më të preferuarat. Tradicionale ka mbetur dita e diel, ku gatuhet më mirë dhe njerëzit mblidhen bashkë.
Nga kuzhina italiane amvisat shqiptare duket se kanë marrë fantazinë. Gatuajnë çdo lloj gjëje, duke i shtuar gjithçka që shkon dhe shijon për ta, duke servirur pjata me fantazi nga më të ndryshmet për familjet shqiptare./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti