Kosovë, Kryeadminisratori Hekrub: Institucionet në Kosovë do të “kosovarizohen” (3 Maj 2001)
Pas takimeve me kryediplomatët e vendeve të grupit të kontaktit në Kosovë Kryeadminisratori Hekrub ka dhënë sot një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku ka folur për arritjet e deritanishme dhe vështirësitë e definimit zyrtar të akteve kushtetues ligjore në Kosovë. Gjatë konferecës, Hekrub ka shprehur besimin e tij se një zgjidhje mund të gjendet shpejt, por ka theksuar çeshtjen e referendumit dhe atë të presidentit si probleme ende të pazgjidhura. Ky do të jetë një hap i madh për Kosovën dhe në çfarë do emri të ketë dokumenti, ata duhet të jenë të kënaqur, ka thënën ai.
E ndërsa ka pranuar se ka disa gjëra që nuk varen vetëm në dorën e tij, por ka lidhje direkte me tekstin e rezolutës 12:44, ai ka shtuar se me kornizën ligjore të UMNIK-ut do të bëjë një hap prapa duke i lënë më shumë mundësi kosovarizmit të institucioneve në Kosovë./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori