Durrës, KESH ndërpret lidhjet elektrike të paligjshme (4 Maj 2001)
Aksion për ndërprerjen e lidhjes 2 apo 3 fishe në lagjet më të populluara të qytetit të Durrësit. Filiali elektrik vendosi të verifikonte i nisur nga faturimet tepër të ulëta në kabinat e këtyre lagjeve. Nga 400 kilovat që duhet të harxhoheshin, regjistrohet një mesatare prej 250 kilovatësh. Por, tashmë gjatë gjithë muajit maj, 15 punonjës të filialit të mbeshtetur dhe nga forcat e rendit do të kontrollojnë dhe presin lidhjet e paligjshme në lagjet në kodër të qytetit ku mbizotërojnë shtëpitë e ulëta dhe vilat. Në një ditë janë ndërprerë 60 lidhje të tilla të paligjshme. Pëveç kësaj në familjet ku ka patur shkelje të rënda janë vënë gjoba./tvklan.al