Rrugët e qytetit të Fierit, kërcënim i vazhdueshëm për trafik dhe aksidente (4 Maj 2001)
Rrëmujë trafiku dhe kërcënim i vazhdueshëm për aksidente. Kështu mund të përshkruhet situata në rrugët e qytetit të Fierit. 8 semaforët nuk funksionojnë që prej 4 vitesh. Bashkia e Fierit thotë se mungojnë fonde. Pasojat janë të rënda ku numërohen 22 aksidente në 3 muaj. Policia ka marrë masa, por shton se semaforët janë një domosdoshmëri. Megjithatë shumë shpejt qytetarët e Fierit priten të shikojnë ndryshime në rrugët e qytetit të tyre.
Firmat që kanë fituar tenderin kanë filluar punën për rregullimin e rrugëve. Banorët e rrugëve Muhamed Agolli, Rauf Nallbani, Vasil Pecuke dhe Todi Shkurti duket se do të shpëtojnë nga gropat e mëdha. Punimet priten të mbarojnë në fund të majit ose 15 ditëshin e parë të qershorit./tvklan.al