Kolegji Turk organizon ekspozitë shkencore në bashkëpunim e Ministrinë së Arsimit (4 Maj 2001)


Kolegji Turk organizon ekspozitë shkencore në bashkëpunim e Ministrinë së Arsimit (4 Maj 2001)

14:18 04/05/2001

Në ambjentet e Muzeumit Historik Kombëtar është çelur paradite ekspozita shkencore e nxënësve dhe mësuesve të fondacionit arsimor turk Gylistan. Për të marrë pjesë në përurimin e kësaj ekspozite ishte e pranishme dhe Esmeralda Uruçi, ministri e Arsimit Rinisë dhe Sporteve. Në stendat e kësaj ekspozite pasqyroheshin eksponate nga lëndët e fizikës, biologjisë, kimisë, gjuhëve të huaja dhe matematikës.

Këto stenda tregojnë për një bazë të pasur didaktike që disponojnë nxënësit e këtij kolegji që ka në vetvete 4 shkolla, Turgut Ozal dhe Mehmet Akif për vajza dhe djem. Gjithashtu nga data 4 dhe 6 maj po këtu do të realizohet olimpiada shkencore kombëtare për nxënësit e klasave të 8-ta. 4 përfaqësues nga çdo rreth i Shqipërisë do të masin forcat në lëndë të tilla si matematikë, fizikë, kimi dhe midis tyre do të dalë më i miri. Ky aktivitet zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës./tvklan.al






Të ngjashme