Gjinushi-Nanos: Nuk e listoj veten në radhën e aleatëve me pushtet të pamerituar (4 Maj 2001)
Kryesocialdemokrati Gjinushi i ka treguar forcën e partisë së tij kryetarit Fatos Nano. Sipas llogarive të Gjinushit, Partia Socialiste zotëron aktualisht 42,5% të elektoratit ndaj pas zgjedhjeve duhet të bashkëpunojë me Partinë Socialdemokrate. Ofertën e Nanos, Gjinushi e konsideroi të pabazuar nga ana juridike. Ai nuk e radhit veten në radhën e aleatëve me pushtet të pamerituar.
“Nuk e shoh veten personalisht sepse nuk e shoh veten të më jetë drejtuar personalisht. Kështu që, këto janë deklarime emocionale në tërësi. Mirë do të ishte të ishin evituar sepse ne nuk kemi bërë asnjë vlerësim të PS-së apo të kryeministrave dhe ish -kryeministrave të saj apo ministrave publikisht. Ato të gjitha i kemi rezervuar në tavolina të përbashkëta midis aleatëve. Bërja publike do të thotë që ka dalë jashtë rregullave të lojës dhe flet për emocione të tepruara dhe flet për një qëndrim politik jo shumë të matur.”/tvklan.al