Depozitat bankare arrijnë rekorde gjatë pandemisë


Depozitat bankare arrijnë rekorde gjatë pandemisë

15:55 06/02/2021

Rriten me 700 milionë $ llogaritë në banka të individëve e bizneseve

Pandemia ka fryrë llogaritë bankare të bizneseve dhe individëve duke bërë që sipërmarrësit të mbajnë një prirje të stepur përballë investimeve të reja, ndërsa individët të mos shpenzojnë si më parë. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë niveli i depozitave bankare arriti në fund të Dhjetorit të vitit 2020, në 10.7 miliardë dollarë, duke u rritur me 700 milionë dollarë në harkun kohor të 1 viti.

Ky është një rekord i ri i vendosur për kursimet që shqiptarët kanë në banka, ku shumica e kursimeve të reja janë mbajtur në monedhën kombëtare. Krahasuar me një vit më parë depozitat në lekë u rritën me 10%, ndërsa ato në valutë pësuan një rritje vjetore me normën 6%.

Pavarësisht rritjes së depozitave, gjysma e tyre nuk janë të lëna me afat, por të hapura në llogari rrjedhëse, duke treguar pozicionin e individëve për të tërhequr kursimet në momentet që do të kenë emergjencë.

Interesat mesatare të depozitave me afat në fund të vitit 2020 arritën në 0.5% për ato 1-vjeçare, 0.9 për afatin deri në 2 vjet dhe 1.6% për depozitat 3-vjeçare.

Tv Klan






Të ngjashme