Partia Socialiste zgjedh kandidatët për deputetë që do të konkurrojnë më 24 Qershor (4 Maj 2001)


Partia Socialiste zgjedh kandidatët për deputetë që do të konkurrojnë më 24 Qershor (4 Maj 2001)

14:44 04/05/2001

Socialistët kanë zgjedhur 100 kandidatët për deputetë me të cilët do të përfaqësohen më 24 qershor. Emra të rinj janë rreshtuar në listën e kandiatëve socialistë për deputet. Kryetarja e FRESSH Monika Kryemadhi ka vendosur të kandidojë në një zonë në Tiranë. Prefekti i Korçës Ben Blushi ka zgjedhur Korçën, Drejtori i KESH Dritan Prifti do të konkurrojë në Fier. Mustafa Muçi në Berat, Blendi Klosi, Fatmir Çaçi e Bledi Gjinçi në Fier. Gjergj Koja në Durrës, Ismail Lleshi në Bulqizë, Ilir Gjoni në Dibër, Arben Duka në Durrës. Ka shkaktuar përshtjellim mes anëtarëve të KPD-së socialiste dueli mes Spartak Poçit dhe Anastas Angjelit për zonën elektorale 33 në Tiranë. Pas votimit Angjeli mundi Poçin me 4 vota diferencë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme