Gjendet i mbytur një person
Një burrë rreth 50 vjeç është mbytur mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës. Personi që ende nuk është identifikuar u gjet i pajetë nga policia në breg të detit.
“Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga këqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune ndërsa nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur mbytja./tvklan.al